Sëmundja e Alzheimer, 4 simptomat që nuk i njihni

Shumica prej nesh mendon se shenja më e qartë e prekjes nga sëmundja e Alzheimer është humbja e kujtesës.

Por, një studim i ri ka nxjerrë në pah të tjera fakte.

Në fakt ka shumë mënyra të ndryshme të shfaqjes së sëmundjes degjenerative.

Duke mos u kushtuar rëndësi disa shenjave, shumë pacientë janë diagnostikuar tepër vonë.

Dhe për të njëjtën arsye disa njerëz me shenja më pak të dukshme janë përfshirë në provat klinike.

Studimi i fundit nga Northwestern University përpiqet të ndryshojë paragjykimet tona.

Dr. Emily Rogalski tha se ekipi i studiuesve është përpjekur për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me shfaqjen e hershme të kësaj sëmundje (PPA) Afazia Progresive Primare.

Këta individë shpesh përjashtohen për shkak se nuk kanë humbje të kujtesës, por karakterizohen nga e njëjta sëmundje Alzheimer.

Sipas Dr Rogalski, simptomat dhe llojet e Alzheimer do të varen nga ajo pjesë e trurit që është prekur.

Janë disa tregues të APP që mund të mos i keni marrë në konsideratë si simptoma të kësaj sëmundjeje.

Hov i papritur vetëbesimi

Së pari mund të futen veprime të shfrenuara.

Kjo mund të lidhet me shumë forma të Alzhaimerit duke përfshirë edhe PPA.

“Dikush që mund të ketë qenë shumë i turpshëm papritur mund të ndryshojë shumë, madje mund t’i japë një puthje edhe një të panjohuri, ” thotë Dr Rogalski.

Probleme në komunikim

Kjo shihet më qartë në pacientët me APP.

Afazia progresive është një formë e veçantë që ndikon në rënien e aftësisë tonë për të komunikuar dhe në artikulimin e fjalëve.

Vështirësi në të shkruar

Dikush që ndoshta nuk ka patur asnjë problem me drejtshkrimin papritmas mund të fillojë të “luftojë” më këtë gjë.

Vështirësi në të lexuar

Vështirësia për të lexuar qoftë një fjali ose një paragraf lidhet me këto simptoma.

Për të shqyrtuar këto simptoma më nga afër kipi në Northwestern monitoroi një grup njerëzish me PPA, ku nxorën në pah se këto simptoma ishin një formë e shfaqjes së sëmundjes së Alzheimer.

SHPËRNDAJE