Seksizëm, ngacmime dhe dhunë ndaj femrave në parlamentet evropiane

Seksizmi, ngacmimi dhe dhuna kundër femrave po përhapen shumë në parlamentet evropiane, sipas një studimi të publikuar të enjten.

Unioni Ndërparlamentar dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dolën në këtë përfundim pas intervistave me 123 femra, 81 deputete dhe 42 pjesëtare stafi nëpër parlamente, nga 45 vende evropiane.

Nga femrat e intervistuara, 47% e tyre thanë se kanë marrë kërcënime me vdekje ose përdhunim, ndërsa 68% thanë se kanë qenë objekt i komenteve seksiste. Vetëm 25% e tyre pranuan se kanë përjetuar dhunë seksuale.