Sejid Kutubi triumfon në Turqi!

Autor: Dr. Zubejr Khalefullah

Përgjatë dy ditëve të plota kam qenë në Stamboll duke bërë përkthim të drejtpërdrejtë nga Gj. Turke në atë Arabe në një simpozium ndërkombëtarë që është organizuar me rastin e 50 vjetorit të rënies së dëshmorit Sejid Kutub. Rënia e tij ishte me 29 Gusht, 1966. Ky simpozium ishte organizuar nga Universiteti i Mardinit dhe në të morën pjesë një numër shumë i madh i personaliteteve të ndryshme. Kishte një numër të madh të ligjëruesve turq të cilët u përpoqën të hedhin dritë mbi personalitetin e kësaj figure të shquar islame, si dhe mbi përvojat e tij në fushën e mendimit dhe ideologjisë islame. Ata prezantuan mendimet dhe pikëpamjet e tyre rreth mendimit, ideologjisë dhe personalitetit të Sejid Kutubit.

Ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen time gjatë këtij përkthimi të drejtpërdrejtë ishte pranimi i ndikimit të fuqishëm që kishin bërë mendimet dhe idetë e Sejid Kutubit në lëvizjen Islame në Turqi. Ata, që të gjithë, pranonin se Sejid Kutub kishte një ndikim shumë të madh në elitën intelektuale turke pavarësisht prejardhjes së tyre.

Gjatë përkthimit tim të këtyre ligjëratave ajo që më binte në sy ishte edhe vënia në dukje e martirizimit të Sejid Kutubit për hir të ideve, të parimeve dhe të mendimeve të tija. Ajo se si nuk u gjunjëzua para tiranisë së Naserit por qëndrojë deri në flijim në mbrojtje të ideve te tij. Sejid Kutub, me anë të kësaj trimërie, kishte arritur t’i vënë  themelet, bazat dhe parimet ideologjike dhe strukturore për bijtë e Lëvizjes Islame Turke. Po ashtu, këta ligjërues ishin fokusuar edhe në atë se si këto mendime arriten t’i mbijetojnë edhe vdekjes dhe të ndikojnë fuqishëm në krijimin e ideologjive të ndryshme politike siç është edhe projekti modern i politikës së sotme turke.

Jasin Aktay, Këshilltar i Presidentit të Turqisë- Recep Tayib Erdogan-, në një ligjëratë të tij me titull ‘’Mendimi i Sejid Kutubit ndërmjet lokales dhe globales’’ ndër të tjera kishte thënë se ideologjia e Sejid Kutubit nuk është një ideologji që i takon vetëm egjiptianëve dhe Egjiptit por është një ideologji ndërkombëtare dhe globale që duhet të përfitohet prej saj. Ideologjia e Sejid Kutubit dhe librat e tij, të cilat ishin të ndaluara para 50 viteve në Turqi siç ishin të ndaluara edhe në shumë vende të ndryshme arabe, falë mbijetesës së tyre sot mbahen edhe simpoziume të ndryshme në nivele të ndryshme rreth tij dhe veprimtarisë së tij ashtu siç po ndodh sot në Turqi. Ky simpozium është duke u mbajtur nën Patronatin e Zyrës Presidenciale dhe Qeverisë Turke. Një simpozium i tillë është organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Mardinit. Gjatë këtij simpoziumi kishte edhe shumë mesazhe dhe kumtesa nga personalitete më të larta shtetërore turke siç ishte ajo e Kryeministrit të Turqisë -Bin Ali Yildirim, e Ministrit të Drejtësisë, si dhe shumë figurave të shquara turke të cilat e kanë përshëndetur iniciativën e Universitetit të Mardinit për një simpozium të tillë. Ata po ashtu e kanë përshëndetur dhe e kanë çmuar lartë vetë figurën e Sejid Kutubit, veprimtarinë e tij, si dhe kanë vlerësuar lartë rolin dhe ndikimin e madh që kishte personaliteti dhe mendimet e tij tek revolucionaret dhe përballja e tyre me grushtete të ndryshme në përpjekje për të mos rënë pre e despotizmit dhe robërimit modern.

Në anën tjetër, kam vënë re edhe një pjesëmarrje të madhe të turqve në pergjithesi në këtë simpozium. E kjo dëshmon për interesimin e madh që shfaqin të rinjtë dhe të rejat turke rreth personalitetit të Sejid Kutubit, rreth dashurisë që kanë për figurën e tij, për gatishmërinë e madhe në absorbimin e ideve të tij dhe librave të tij. Kjo gjë më kishte shtyrë të bëjë një krahasim në mes të këtyre të rinjve dhe rinisë tonë në vendet arabe, të cilët janë të painformuar dhe injorant përkitazi me ideologjinë dhe mendimet e Sejid Kutubit. Kjo injorancë dhe kjo errësirë rreth këtij personaliteti ka ardhur si pasojë e deformimit te qellimshem të mendimeve të tij përkundër rinisë turke e cila krenohet me ideologjinë, mendimet dhe personalitetin e Sejid Kutubit, dhe jo vetëm, por, ata po ashtu mundohen maksimalisht që të kuptojnë në thelb dhe të përvetësojnë ideologjinë dhe mendimet e tij.

Me të vërtetë një gjë e tillë është një paradoks i madh dhe ka dallim të madh mes dy shembujve, sidomos kur merret parasysh se një shtet dhe një shoqëri e tërë turke merret me shënimin e përvjetorit të 50 të vdekjes së Sejid Kutubit dhe në mes të përpjekjes për devijimin dhe deformimin e ideve dhe personalitetit të tij në vendet arabe. Vendet arabe përpiqen maksimalisht që Sejid Kutubin ta paraqesin se ai eshte ‘’Babai i ekstremizmit dhe terrorizmit’’. Por ky simpozium rreth Sejid Kutubit, Allahu xh.sh e pastë mëshiruar, ka arritë të ngulitë thellë në mendjet tona bindjen se: çdo mendimtarë apo reformatorë që është i bindur në mendimet e tij dhe në parimet e tij, qofshin të dukshme apo të padukshme, atëherë kjo do të bëjë që idetë dhe bindjet e tij të vulosën me vulën e përjetësisë, vazhdimësisë dhe përhapjes në vende për të cilat ndoshta edhe vetë mendimtari nuk ka ndëgjuar për to. Ky simpozium ka arritur  të zbulojë dhe të vënë në pah respektin e madh që kanë turqit për Sejid Kutubin, ka arritur të zbulojë edhe dashurinë e madhe që kanë për këtë figurë të çmuar islame, për ideologjinë, mendimet, bindjet, vendosmërinë, librat dhe çdo gjë që ndërlidhet me jetën dhe veprën e tij.

Përkundër lodhjes së madhe qe pata nga përkthimi i drejtpërdrejtë përgjatë dy ditëve të plota, prej mëngjesit deri në mbrëmje, përveçse, betohem në Allahun xh.sh, se kënaqesha me ato pamje nga dashuria e madhe dhe besnikëria e madhe që tregohej dhe dëshmohej ndaj Sejid Kutubit. Kjo shfaqej si nga ana e ligjëruesve pjesëmarrës po ashtu edhe nga ana e të pranishmëve. Por ajo që më së shumti më bënte të lumtur ishte pikërisht organizimi i këtij simpoziumi nën patronatin dhe mbikëqyrjen e vetë Qeverisë Turke. Ky simpozium ishte organizuar nën përkujdesjen e vetë Presidentit të Turqisë duke angazhuar këshilltarët e tij e deri tek ata që ndoshta edhe nuk pajtoheshin me mendimet e Sejid Kutubit për sa i përket rishikimit intelektual.

Me të vërtetë, Turqia sot është duke jetuar një pjekuri dhe maturi të madhe intelektuale dhe të vetëdijes së përgjithshme pa marrë parasysh nëse kjo ndërlidhet me vendimmarrjen në shtet apo me vetë shoqërinë turke. Po ashtu, një vetëdijesim dhe një pjekuri e tillë mund të shihet në segmente të ndryshme të jetës dhe shoqërisë turke siç janë ato shoqërore dhe politike. Dashuria për Sejid Kutubin, Allahu xh.sh e mëshiroftë, është shtuar edhe më shumë për shkak se ai ka qenë një mendimtarë besnik deri në vdekje ndaj ideve, mendimeve, dhe parimeve të tij. Ai vdiq në mbrojtje të këtyre ideve dhe për një Rizgjim te vërtetë Islam. Sejid Kutub, pa asnjë mëdyshje, është simboli i lirisë i cili arriti të qëndronte stoik dhe të mos përkulej para tiranisë dhe pushtetit të dhunshëm të Xhemal AbduNaserit.

Sejid Kutub arriti që me mendimet dhe idetë e tij të triumfojë mbi tiraninë e AbduNaserit, ai la gjurmë në ndërtimin e një vetëdije të re dhe një përvoje politike të shkëlqyer që është vënë në mbrojtje të lirisë dhe vlerave njerëzore dhe islame në Turqi. Ndersa AbduNaseri kontribuoi në shkatërrimin e Egjiptit me regjimin e tij ushtarak. Regjim ky që arriti të përmbyste çdo vlerë dhe të drejtë njerëzore të egjiptianëve në Egjipt. Ai po ashtu arriti  të fuste Egjiptin në errësirat e tiranisë dhe të prapambeturisë. Sejid Kutub dha kontributin tij në ndërtimin e një Turqie moderne ndërsa AbduNaseri e shkatërroi Egjiptin në kohën e kaluar.

Me të vërtetë është një dallim shumë i madh dhe shumë për t’u habitur teksa sheh se si triumfon personaliteti i Sejid Kutubit jashtë vendlindjes së tij edhe përkundër faktit se ai kishte dhënë edhe jetën për mbrojtjen e vendit të tij…

P.s Më bëri përshtypje ky shkrim rreth Sejid Kutubit dhe duke e pasur parasysh se ketë Personalitet të shquar e i cili ishte vërtetë Dijetarë dhe Mendimtarë i lartë edhe tek ne disa qarqe Islamofobe mundohen me e paraqitë si “Babai i Ekstremizmit” e mora mundin ta përkthejë dhe t’ia ofroj lexuesit shqiptare. Megjithëse dihet se disa nga librat e tij të çmueshme janë të përkthyera dhe të botuara edhe ne gjuhën tonë të ëmbël shqipe.

Burimi: http://www.turkpress.co/node/26693

SHPËRNDAJE