Seanca e jashtëzakonshme për grupin “Drenica’ nesër në ora 10:00

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që nesër të mbahet seanca e jashtëzakonshme duke filluar nga ora 10, për vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj rastit ‘Drenica’.

Këtë e ka bërë të ditur anëtarja e Kryesisë së Kuvendit, Aida Derguti, e cila sqaroi se në seancë do të flitet për vlerat e luftës pas situatës së krijuar nga vendimi i Apelit për rastin ‘Drenica’.

“Për mbajtjen e kësaj seance ka pasur pajtim nga gjithë anëtarët e kryesisë ndërsa për mbajtjen e kësaj seance janë mbledhur 40 nënshkrime”, ka thënë ajo.