Së shpejti pritet mbledhja e përbashkët Kosovë – Maqedoni e Veriut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka njoftuar se mbledhja e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut do të mbahet së shpejti.

Hoxhaj tha se shumë shpejt pritet të mbahet ky takim i përbashkët ndërsa shoti se vonesat kanë qenë nga ana e Maqedonisë e cila ka ishte duke u marr me marrëveshjen me Greqinë, raporton lajmi.net.

“Një koordinim të fundit për mbledhjen e përbashkët Kosovë -Maqedoni, vonesat e mbajtjes së mbledhjes kanë qenë me arsyetim të brendshëm të Maqedonisë për marrëveshjen me Greqinë. Kemi 14 marrëveshje që pothuajse janë finalizuar dhe janë edhe 3-4 që mund të realizohen”, ka thënë Hoxhaj. 

SHPËRNDAJE