Schweinsteiger largohet nga futbolli

Bastian Schweinsteiger i ka dhënë fund karrierës së tij në futbollin e luajtur.

Lajmi është bërë publik prej tij përmes një postimi në “Facebook”. Ish-mesfushori i Gjermanisë, kampion bote në vitin 2014, ka publikuar vendimin e tij, një ditë pas ndeshjes së fundit në kampionatin amerikan, ku luan me Chicago Fire.

Schweinsteiger  është shprehur; “Të dashur tifozë, ka ardhur koha që të mbyll karrierën time aktive në fund të këtij sezoni. Do të doja t’ju falënderoja ju, skuadrat e mia, Bayern, Manchester United, Chicago Fire dhe kombëtaren e Gjermanisë”, shkroi Schweinsteiger. “Mezi po pres sfidat që kam përpara. Do t’i qëndroj besnik futbollit”.

Me Bayern, Schweinsteiger fitoi 8 tituj kampion (2002–03, 2004–05, 2005–06, 2007–08, 2009–10, 2012–13, 2013–14, 2014–15), 7 herë Kupën e Gjermanisë (2002–03, 2004–05, 2005–06, 2007–08, 2009–10, 2012–13, 2013–14), Champions League në vitin 2013, si edhe Kupën e Botës në vitin 2014. Me Manchester United, fitoi Kupën e Anglisë në vitin 2016./ Opinion.al