Schalke – Man City, formacionet e mundshme

Schalke dhe Manchester City do ta zhvillojnë sonte përballjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve.

Schalke do të jetë sonte nikoqir i përballjes së parë me Manchester Cityn në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjerman do të kërkojë sonte fitoren në ‘Veltins Arena’, por që ‘Citizens’ janë favorit në letër, përcjell lajmi.net.

Të dy skuadrat do të kenë disa mungesa në skuadër, por që do të kenë lojtarët kyç të skuadrës.

Më poshtë mund t’i shikoni formacionet e mundshme të ndeshjes që fillon në ora 21:00:

Schalke: Fahrmann; Oczipka, Nastasic, Sane, Caligiuri, McKennie, Rudy, Konoplyanka, Bentaleb, Serdar, Kutucu.

Man City: Ederson; Walker, Stones, Laporte, Zinchenko, De Bruyne, Fernandinho, Gundogan, Sterling, Aguero, B. Silva.