SBASHK-u dhe MASHT-i pa marrëveshje, greva nuk ndërpritet

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) nuk ka pranuar ofertën e Qeverisë së Kosovës për rritje të koeficientit për 0.15 për qind, dhe si rezultat i kësaj greva në arsim do të vazhdojë. Kështu u bë e ditur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komisionit për Arsim, në të cilën ishin të ftuar përfaqësues të SBASHK-ut si dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) Shyqiri Bytyqi. Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka thënë se me pagat aktuale mësimdhënësit janë të demotivuar për ta rritur cilësinë në arsim. Ndërkaq, rritjen e koeficientit ka thënë se po e kërkojnë për t’i siguruar një vend meritor mësimdhënësve e jo vetëm për rritje pagash.