SBASHK: Arsimi në greva të përgjithshme në fund të nëntorit

SBASHK-u paralajmëron grevë të përgjithshme në fund të nëntorit, në sistemin arsimorë duke filluar nga çerdhet, arsimi parauniversitar, si dhe universitetet në tersi, nëse nuk përmbushën kërkesat e tyre.

Mësimdhënësit e të gjitha niveleve të arsimit në Kosovë do të mund të shkojnë në grevë të përgjithshme në fund të këtij muaji, nëse nuk përmbushën kërkesat e tyre për rritjen e koeficientit të pagave, si dhe të miratohet ligji për mësimdhënësit e viteve 90-ta.

Kështu ka thënë për lajmi.net, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, derisa ka shtuar se ky paralajmërim për greve është bërë në mënyrë që të nxiten dy komisionet parlamentare.

Jashari ka thënë se Komisioni Parlamentarë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e ka zvarritur për një kohë të gjatë debatin për projektligjin e viteve 99-ta.

“Është e vërtetë që SBASHK-u ka paralajmëruar një grevë të përgjithshme dhe kjo mund të ndodhë në fund të nëntorit, duke filluar nga çerdhet pastaj arsimi parauniversitar po edhe universitetet në tersi, në një grevë të përgjithshme, arsyet për këtë është sfidat që i kemi lidhur me dy ligjet, është fjala për projektligjin për statusin e punëtorëve për arsimin shqip në Kosovë në vitet 90-ta si dhe ligji i pagave. Ky paralajmërim për greve është bërë në mënyrë që të nxiten dy komisionet parlamentare, Komisioni për Arsim, i cili tani më nuk po dimë as arsyen, se e ka zvarritur bukur gjatë debatin publikë për projektligjin e viteve 99-ta, dhe ne i kemi paralajmëruar se ata ashtu siç na kanë premtuar, pasi që është kryer çdo imtësi e debatit ta dërgojnë këtë projektligjin për vitet 90-ta në parlament për procedura të mëtutjeshme dhe për leximin e dyte”, ka thënë Jashari.

Ai po ashtu ka thënë se SBASHK-u nuk mund të pres pa kufi dhe se sipas tij nëse nuk ka sinjale se projektligji për paga do të ndryshoj dhe se në qoftë se Komisioni Parlamentarë vazhdon ta mbajë në sirtarët projektligjin për vitet 90-ta, atëherë ai thotë se do të thërras Këshillin Drejtuese të SBASHK-ut, të cilët sipas tij, do të vendosin në emër të mësimdhënësve për grevë të përgjithshme në të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Nga ana tjetër kemi paralajmëruar dhe kemi bërë opinionit veçmas institucioneve të Kosovës se premtimet që na janë dhënë për ndryshimet, korrigjimet e duhura që duhet bërë në ligjin për pagat duhet të ndodhin në Komisionin Parlamentarë për Administratë. Mirëpo SBASHK-u nuk mund të pres pa kufi, po them nëse nuk kemi sinjale dhe dëshmi të sakat se projektligji për paga do të ndryshoj, në qoftë se Komisioni Parlamentarë pa arsye vazhdon ta mbajë në sirtarët e vet projektligjin për vitet 90-ta atëherë do të thërras, e kamë obligim, këshillin Drejtuese të SBASHK-ut, në fundin e muajit nëntor dhe ata do të vendosin në emër të mësimdhënësve, dhe unë po frikësohem se ky vendim do të jetë greve e përgjithshme në të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë”, ka theksuar me tej Jashari.Jashari po ashtu ka potencuar se janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku ky i fundit, ju kishte premtuar se Komisioni Parlamentarë për Administratë do ta ketë një shkresë, gjegjësisht, siç thotë ai, përfaqësuesi i kryeministrit do të shkojë në komision dhe do ti jep dritë të gjelbër që ta bëjë një ndryshim/korrigjim të projektligjit për pagat.

“Jemi takuar edhe me ministrin edhe me kryeministrin, kemi pasur takim para tre javësh dhe kryeministri na ka premtuar se Komisioni Parlamentarë për Administratë do ta ketë një shkresë, gjegjësisht përfaqësuesi i kryeministrit do të shkojë në komision dhe do ti jep dritë të gjelbër që ta bëjë një ndryshim/korrigjim të projektligjit për pagat, në mënyrë që sistemi arsimorë të këtë vend meritor dhe unë po them që ky komision parlamentarë e ka filluar punën me projektligjin dhe do të ketë debate publike, ne do të jemi aty dhe nëse shohim se Komisioni Parlamentarë nuk do të veproj si duhet ne pastaj do të reagojmë karshi situatës”, ka thënë ai.