Sarri merr Hysajn tek Juventus?

Karriera e një futbollisti mund të marrë një kthesë të pabesueshme, në varësi të rrethanave. E tillë mund të rezultojë edhe ajo e Elseid Hysajt, pas një sezoni me shumë dyshime në radhët e Napolit.

Pasi humbi rolin e titullarit të padiskutueshëm me Ancelottin trajner, mediet italiane kanë raportuar në vazhdimësi për një largim të mundshëm të 24-vjeçarit nga Napoli. U afrua shumë me Chelsea-t, që drejtohet nga ish-trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, u tha madje që Ancelotti ka ndërruar mendje dhe vlerëson cilësitë e tij në aspektin mbrojtës, madje që edhe Interi ka shfaqur interes për të, ndërsa gjatë ditës së sotme del në skenë edhe Juventusi. Po, Juventusi i Cristiano Ronaldos, që ende është në kërkim të një trajneri.

Janë disa emra të rëndësishëm për të marrë drejtimin e “Zonjës së Vjetër”, ndër të cilët edhe Maurizio Sarri, pozicioni i të cilit që është në fije të perit te Chelsea. Madje nga Anglia raportojnë se çfarëdo që të ndodhë në finalen e Europa League-s, italiani do të shkarkohet. E nëse kjo ndodh, atëherë me shumë mundësi do të marrë Juventusin.

Pikërisht në stacionin e radhës trë karrierës, me kampionët e Italisë, pritet të kërkojë Elseid Hysajn, të cilin e ka pikë të dobët. A do të ketë fatin shkodrani kuqezi të luajë krah Ronaldos? Mediat italianë, më konkretisht “Corriere dello Sport”, tashmë e ka hedhur si hipotezë. Është e qartë që Ancelotti ka kërkuar shitjen e tij, por nëse rrethanat çojnë Sarrin te bardhezinjtë, atëherë edhe Hysaj mund të bëhet pjesë e kampionëve të Italisë./tch