Sapuni palestinez i shekullit të katërmbëdhjetë, prodhohet dhe sot (Video)

Sapuni i Nabulsit është një lloj sapuni i prodhuar vetëm në Palestinë. Ai prodhohet në Nablus, në Bregun Perëndimor.

Përbërësit kryesorë të tij janë vaji i ullirit të virgjër (produkti kryesor bujqësor i rajonit), uji dhe një përbërës natriumit.

Produkti i përfunduar është me ngjyrë të fildishtë dhe nuk ka pothuajse asnjë aromë.

Tradicionalisht, ky sapun është përgatitur nga gratë për përdorim shtëpiak, por gratë e zonja të këtij rajoni bënë një industri të tërë qysh në shekullin e 14-të.

Në viten 1907, 30 fabrikat e sapunit të qytetit Nabulsi furnizonin vendin dhe rajonin, por u shkatërrua nga tërmeti në Jericho në vitin 1927 dhe më vonë edhe nga pushtimi ushtarak izraelit. Që nga viti 2008, janë vetëm dy fabrika sapuni që mbijetuan në Nablus.

Fabrika e vjetër e sapunit Arafat është shndërruar në një Qendër të Ruajtjes së Trashëgimisë Kulturore. /MESAZHI/