Sanders rikandidon në zgjedhjet presidenciale të 2020-s

Bernie Sanders do të kandidojë sërish për president të Shteteve të Bashkuara në vitin 2020, duke bërë kështu një përpjekje të dytë për të siguruar nominimin e Partisë Demokrate.

Senatori i Vermontit u kthye në një yll politik në rritje në vitin 2016, edhe pse e humbi tentativën e kandidaturës përballë Hillary Clintonit. Duket se, me këtë në mendje, tani kërkon ta provojë përsëri.

Në një “e-mail” drejtuar mbështetësve të tij, Sanders tha se është koha për të përfunduar “revolucionin politik” që kishin nisur.

Një kritik i hapur i Donald Trumpit, 77-vjeçari e ka përshkruar atë si “gënjeshtar patologjik” dhe “racist”.

Politikani i pavarur, i cili garon me demokratët, është një prej emrave më të njohur që i bashkohet turmës së larmishme të kandidatëve të Partisë Demokrate, e sondazhet e para tregojnë se ka mjaft epërsi.

Me thirrjet e tij për kujdes shëndetësor universal, nën kujdesin e qeverisë; një pagë minimale kombëtare prej 15 dollarësh dhe arsimim pa pagesë, Sanders arriti të grumbullojë miliona dollarë përmes shumë donacionesh të vogla, që janë kthyer sot në shtyllën e kësaj partie.

Nëse përpjekja e tij e radhës rezulton e suksesshme, atëherë 77-vjeçari do të bëhet kandidati më i vjetër presidencial në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Top Channel