Samsung ul çmimet e disa produkteve

Për të gjithë ata që kanë nevojë për një laptop të ri, një mundësi e mirë iu ofrohet nga Samsung.

Samsung ka nisur një ulje çmimesh që zgjat deri më 28 korrik dhe mund t’ju ofrojë atë që ju kërkoni.

Kufjet Windows Mixed Reality, si dhe shumë TV dhe produkte të tjera tashmë ofrohen më lirë nga Samsung.

Samsung Chromebook Plus, i cili aktualisht kushton 399 dollarë (zakonisht $ 499), është një laptop i përshtatshëm për ata që kalojnë shumë kohë në mediat sociale, YouTube, ose duke punuar me dokumente.

Ngarkuar me Chrome SO të Google me mbështetje për aplikacionet Android (dhe një stilolaps të integruar për të marrë shënime në ekran).

Gjithashtu edhe laptopi Samsung Notebook 9 Spin 13.3 inç, tani zbret me 300 dollarë, për t’ju ofruar një çmim më të pëlqyeshëm prej 1,099 dollarësh.

Kjo nuk është pajisja më e përballueshme me Windows 10, dhe ka disa nga shqetësimet e njëjta të dizajnit të Notebook 9 Pro, si butoni i fuqisë që është shumë afër folesë microSD.

Veç kësaj, ka një ekran LED të ndritshëm që del në rezolucion 3200 x 1800. Nga na tjetër, nëse ju jeni një person që i doni shumë lojërat, atëherë ju mund të merrni në konsideratë Odyssey Notebook të Samsung.

I pajisur me GeForce GTX 1060 të Nvidia dhe një procesor të lartë Intel Core i7, kjo pajisje mund t’ju ofrojë kënaqësinë e të luajturit të lojërave më popullore të PC-ve.

Ky model tani kushton 1,199 dollarë, pra arrin një zbritje prej 400 dollarësh poshtë çmimit të zakonshëm. /PCWorld Albanian