Samsung konfirmon telefonin e parë 5G

Operatori celular Amerikan Verizon dhe Samsung konfirmuan ditën e Hëne lançimin e telefonit të parë 5G në 2019-ën në SHBA.

Lajmi vjen pak orë pasi Bloomberg raportoi se Apple nuk do të prezantojë një telefon 5G përpara 2020-ës.

Shtyrja e planeve të Apple do ta bëjë më të lehtë për Samsung dhe Verizon të fitojnë konsumatorë të cilët mezi presin debutimin e rrjeteve 5G.

Rrjetet 5G do të rrisin shpejtësinë e rrjeteve 4G nga 50 deri në 100 herë. /PCWorld Albanian

SHPËRNDAJE