Samsung Galaxy S10, zbulohen çmimet e super telefonëve

Celularët e rinj të kompanisë Samsung do të dalin në shitje me 25 shkurt. Pritet që të dalë Samsung Galaxy S10 – Samsung S10, S10 Plus dhe S10 Lite, të cilët do të prezantohen në një shfaqje zyrtare në San Francisko.

Tutto Android ka zbuluar detajet dhe çmimet në euro të secilit model Galaxy S10. Vihet re se celulari më i lirë do jetë 779 euro, ndërsa më i shtrenjti i të gjitha kohërave do jetë ai me memorie 1TB që do kushtojë 1,599 euro.

Ja çmimet e të gjithë smartphonëve që do dalin në shitje muajin e ardhshëm:

Galaxy S10 Lite 6GB / 128GB: 779 euro

Galaxy S10 6GB / 128GB: 929 euro

Galaxy S10 8GB / 512GB: 1,179 euro

Galaxy S10 + 6GB / 128GB: 1,049 euro

Galaxy S10 + 8GB / 512GB: 1,299 euro

Galaxy S10 + 12GB / 1TB: 1,599 euro