Samsung Galaxy Note10 me katër kamera në anën e pasme

Raporti më i fundit nga SamMobile na jep më shumë informacion rreth telefonit premium të ardhshëm nga linja Samsung Note.

Sipas burimeve, Galaxy Note10 do të ketë një sistem me katër kamera në anën e pasme, transmeton KosovaPress.

Është zbuluar numri i modelit të telefonit (SM-N975F) që besohet të jetë Galaxy Note10. Çfarë është e çuditshme në lidhje me këtë shenjë se nuk përfundon me zero si modelet e mëparshme Galaxy Note. Spekulohet se arsyeja për këtë është se Note10 mund të jetë i disponueshëm në të dy variantet 4G LTE dhe 5G.

Nuk dihet nëse Galaxy Note i ri do të përdorë të njëjtin sistem me kamera që zbaton Galaxy S10 5G, ose do të ofrojë diçka krejtësisht të ndryshme.

Galaxy Note10 do të ketë një ekran 6.66 inç me një raport 19.5: 9 dhe do të ofrojë 8% më shumë sipërfaqe të ekranit. Note10 gjithashtu mbart emrin e koduar “Da Vinci”, por nuk dihet me siguri nëse Samsung vendosë për të mbajtur emrin Note10 për modelin tjetër në linjë.

Modeli Note10 mund të prezantohet në Evropë gjatë panairit IFA në fillim të shtatorit.