Samsung do bëjë revolucion teknologjik me smartfonin e ardhshëm

Samsung mund të jetë më afër lansimit të një smartfoni me ekran të plotë.

Sipas kompanisë koreane, MyDrivers, celulari i ri i Samsungut do ketë kamera dhe sensorë nën ekran, duke e bërë këtë të fundit tërësisht në dispozicion për t’u shfrytëzuar, transmeton lajmi.net.

Një raport paraprak në mars vlerësoi se për pajisjen e re do nevojiten disa vjet për t’u plasuar në treg, por MyDrivers sugjeron që Samsung mund të ketë smartfonin gati në vitin e ardhshëm.

Formati më i ri për herë të parë është shpërfaqur në serinë ‘Galaxy S10’, i cili është smartphone i parë që shfaqë ekranin e saj futuristik ‘Infinity O’.

Yang Byung-duk, nënkryetar i Rrjetit të Celularëve Samsung R & D Group Display, e cilësoi ekranin e Infinity O si një ‘moment historik’ për kompaninë.

Samsung ka dëshmuar në të kaluarën se është në gjendje të lansojë dizajne ambicioze telefonike.

Megjithatë, së fundmi kanë pasur ankesa drejt kësaj kompanie në lidhje me smartfonin e tyre të palosshëm, për të cilin supozohej se i thyhej ekrani pas vetëm 2-3 ditësh përdorim.

Kompania u detyrua që t’i largojë nga tregu këta lloj smartfonësh si rezultat, me qëllim të përmirësimit të këtij defekti.

Gjiganti teknologjik pritet ta lansojë një version të ri të smartfonëve të palosshëm, me disa cilësime të reja.