Sami Lushtaku zgjidhet kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj

Sami Lushtaku është zgjedhur kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Lushtaku në një postim në Facebook, përcjell lajmi.net.

Ai ka thënë të ketë marrë besimin e mbi 90 për qind të anëtarësisë.

“Faleminderit delegatëve në Kuvendin e Degës për besimin me mbi 90% të votave, që edhe për një mandat të jem Kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj. Do të jem kryetar i të gjithëve!”, ka shkruar Lushtaku.

Më 16 prill, Lushtaku kishte shpallur kandidaturën për të mbajtur fronin e të parit në bastionin e PDK-së, e ku nuk udhëheqë me Komunën, meqë në zgjedhjet e kaluara lokale atje kishte garuar si i pavarur Bekim Hamëz Jashari, e PDK-ja nuk kishte vënë fare kandidat.