Sami Lushtaku intervistohet nga prokurorët e Hagës

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa- Remi dje përfundoi intervistimin e tij 16 orësh nga Prokurorët e Dhomave të Specializuara, në Hagë të Holandës. Ndërsa, sot do të fillojë intervistimi i gjeneralit tjetër të UÇK-së, ish-komandantit të Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, i cili dje ka arritur në Hagë. Avokati Arianit Koci ka thënë për Indeksonline se intervista e Lushtakut pritet të nis në orën 10:00, por që nuk dihet se sa do të zgjatë. Ndërsa, Remi pas intervistës dje deklaroi se është pyetur në cilësinë e ‘dëshmitarit të dyshuar’ “Kam një fjalë, e dini se kam pas shumë pyetje nga gazetarët si do të përfundon intervista me mua pranë Dhomave të Specializuara. Isha i ftuar si dëshmitar i dyshuar. Ka qenë intervistë e gjatë, sot përpunoi. Pyetjet ishin shumë serioz dhe unë isha shumë serioz. Unë po u them, UÇK-ja më ka mbrojt mua, unë nuk kam pasur nevojë ta mbrojë UÇK-në”, ka theksuar Remi për media.