Sami Lushtaku i kërkon falje Gani Gecit për komunikatën që e lidhte atë me vrasjen e Abedin Rexhës

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku dhe disa anëtarë të tjerë të këtij shtabi i kanë kërkuar falje Gani Gecit për komunikatën e lëshuar para 20 vitesh nga UÇK në të cilën e akuzonin Gecin për vrasjen e Abedin Rexhës. Gani Geci, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se Lushtaku së bashku me Ilaz Kadriu, Bashkim Jashari, Nuredin Lushtaku dhe Jetullah Geci, i kanë kërkuar zyrtarisht falje për komunikatën e lëshuar para 20 vitesh nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. “Sami Lushtaku ,Ilaz Kadriu bashkë me Bashkim Jasharin, Nuredin Lushtakun, Jetullah Gecin etj, ishin ata që më kanë mbrojtur nga shkarravina e quajtur Komunikatë nr. 59 e shkruar në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, pasojat prej së cilës Komunikatë po i vuaj që 20 vjet”, ka shkruar Gani Geci. “Që 20 vjet sharje, fyerje, tentimvrasje, 20 vjet propaganda të rrejshme nga të gjitha mjetet propagandistike që i posedonin, 20 vjet luftë speciale kundër meje dhe familjes sime, 20 vjet ndjekje, përgjime, fotogafime e tentim vrasje edhe të fëmijëve të mi. Ishin 10 vjet tjera luftë me Serbinë dhe me UDB-en serbe, pra 10 me shkie e 20 me shkiet e shkieve, 30 vjet luftë pa ndalë herë me shkja e herë me krajlë”, ka thënë Geci. Postimi i plotë: Të nderuar qytetarë, Sami Lushtaku për mua ka qenë është dhe do të mbetet njëri prej shokëve të mijë të para luftës, të luftës dhe të pas luftës ishim shokë edhe me komandantin Legjendar Adem Jasharin edhe para demonstratave, të viteve 1989 /90 kemi qenë shokë gjatë aksioneve të para guerile, gjatë luftës dhe pas luftës. Ne kemi pasur mospajtime politike por kurrë nuk kemi pasur mospajtime Kombëtare. Sami Lushtaku ,Ilaz Kadriu bashkë me Bashkim Jasharin, Nuredin Lushtakun, Jetullah Gecin etj, ishin ata që më kanë mbrojtur nga shkarravina e quajtur Komunikatë nr. 59 e shkruar në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, pasojat prej së cilës Komunikatë po i vuaj që 20 vjet. Qe 20 vjet vuajtje denigrim dhimbje lotë, jo vetëm ne familjen time, por edhe ne disa familje tjera. Kam kërkuar që 20 vjet rresht që të paktën më kërkojnë falje ata që u munduan te më denigoj e, që më shanë e u munduan edhe të më poshtërojnë, por të më poshtërojnë nuk i lejova, u mbrojta me aq sa pata fuqi personale dhe familjare. Që 20 vjet sharje, fyerje, tentimvrasje, 20 vjet propaganda të rrejshme nga të gjitha mjetet propagandistike që i posedonin, 20 vjet luftë speciale kundër meje dhe familjes sime, 20 vjet ndjekje, përgjime, fotogafime e tentim vrasje edhe të fëmijëve të mi. Ishin 10 vjet tjera luftë me Serbinë dhe me UDB-en serbe, pra 10 me shkie e 20 me shkiet e shkieve, 30 vjet luftë pa ndalë herë me shkja e herë me krajlë. Edhe tash pra në vitin 2018 të pabesët përdorin mediumin publik RTK-në kundër meje, dhe familjes sime për të mi shqetësuar fëmijët e mi dhe familjen time falë Zzotit që jam gjallë, edhe pse me pasoja shëndetësore e ndoshta edhe mendore, por jam gjallë dhe nuk do të dorëzohem kurrë, kurrë do të jetoj këtu në Kosovën time dhe do të vdes këtu në Kosovën time. Atëherë para 20 viteve kur Sami Lushtaku doli në mbrojtje të së vërtetës për mua dhe familjen time rrezikoj edhe veten, sepse grupi vrastar që vriste nëpër Kosovë kishte vënë në shënjestër edhe Sami Lushtakun, por Sami Lushtaku kishte fuqi më të madhe dhe mbrohej edhe përmes gradës së TMK –së, ndërsa unë mbrohesha vet me shokë dhe nga familja ime. Vlen të theksohet se kur një natë në vitin 2000 vrasësit kishin ardhur në Skenderaj ta vrisnin ndonjërin prej vëllezërve Geci, atë natë vëllain e dytë Fadil Gecin i cili kishte shkuar në shtëpinë e Shëndetit në Skenderaj dhe mund të ishte cak i sulmit, Garda e TMK-së kishte vërejtur vrasësit që silleshin rreth shtëpisë së shëndetit me një BMË dhe me armë të gjata, (Kallashnikov) menjëherë Isuf Hoti komandantë i njësisë Patrulluese të Gardës kishte njoftuar vëllezërit e mi që grupi i Ruzhdi Shaqirit me një BMË po sillen rreth shtëpisë së shëndetit dhe Fadili mund të jetë në rrezik për jetë. Menjëherë organizohen vëllezërit e nipat, shokët dhe grupi i vrasësve largohet nga Skenderaj pa mundur ta kryejnë vrasjen. Sami Lushtaku dhe tani me datën 27. 12. 2018 ka marrë një iniciativë bashkë me Milaim Zekën në koordinim me ish anëtaret e Shtabit te Përgjithshëm mua dhe familjes time të më kërkojnë falje publike për shkarravinën te quajtur komunikatë pas 20 viteve, por ma mirë vonë se kurrë, me tha mbrëmë në telefon njeri nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm z. Ramë Buja. Nëse gjatë luftës ka pasur ndonjë burrë në luftë, por edhe pas luftës për mua ka qenë Sami Lushtaku. E di që edhe gjatë luftës edhe pas luftës nga oponentët brenda PDK-së e njerz të SHIK-ut, Samiu ka qenë i kritikuar për shkak timin, ka qenë edhe i pompuar me informata të rrejshme të SHIK-ave, nganjëherë edhe ju ka besua edhe unë jam kritikuar nga oponentët brenda LDK-së për raportet e mia me Sami Lushtaku. Një e di se Sami Lushtaku ka qenë, është dhe do të mbetet shokë i imi në çdo kohë pavarësisht baticave dhe zbaticave të jetës. Ps. Sami Lushtaku më ka thanë që njeri nga politikanët e Kosovës me ka mashtru 100 herë dhe më mashtron gjithë sa herë te don e mua qaj politikani nuk mundet me më mashtru kurrë kurrë, sepse çka mendon ai per mua njëjtë mendoj edhe unë për të.