Sallata që parandalon depresionin

Ushqimi me një diete mesdhetare mund të ndihmojë në parandalimin e depresionit, sipas një studimi të ri.

Një dietë me bazë bimore me fruta, perime, drithra, peshk, arra dhe vaj ulliri, jo shumë mish ose bylmet, ndikon në gjendjen e humorit.

Doktoresha Camille Lasalle, që bëri studimin me kolegët e Universitetit të Londrës tha: Provat deri më tani kanë vënë në dukje idenë se ushqimet që hamë mund të ndikojnë në uljen e rrezikut të depresionit, edhe pse nuk ka ende një provë të fortë klinike, transmeton Indeksonline.

Një dietë tipike mesdhetare përfshin shumë perime, fruta, fasule, drithëra dhe produkte të drithërave, si p.sh. bukë, makarona dhe oriz ngjyrë kafe. Gjithashtu përmban sasi të moderuar peshku, mishi të bardhë dhe disa produkte të qumështit.

Njerëzit e lumtur mund të kenë një mënyrë jetese më të shëndetshme pa konsumuar alkool.

Depresioni mund të shkaktojë humbje të oreksit dhe personi nuk mund të kujdeset mirë për veten.

Konsumimi i ushqimeve të këqija – shumë sheqer dhe ushqime shumë të përpunuara – rrit rrezikun e depresionit.

Prandaj eliminimi i këtyre ushqimeve nga dieta është e rëndësishme.