Sali Berisha: Muri në veri të Mitrovicës, rezultat i dashurisë Rama-Vuçiq

Në një status në Facebook, ish-kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i plotë i Sali Berishës në Facebook:

Muri i serbeve në Mitrovicë, rezultati i parë i dashurisë Rama -Vucic! e dashur miq, pasi dështuan me te gjitha mënyrat për ndarjen e Mitrovicës, Beogradi vendosi të perdore murin për realizimin e qëllimeve te tij. Në përputhje me këtë projekt prej disa ditësh, ultranacionalistet serbë të Beogradit, në sy të autoriteteve të Kosovës, BE, OKB dhe të mbarë botës po lartësojnë murin ndarës së Mitrovicës te Veriut, de facto të dhunimit flagrant të integritetit territorial dhe sovrantitetit te Republikës se Kosovës.

Me këtë akt, Beogradi sillet si pushtues i Kosovës, destabilizues i rajonit dhe varrmihës i marrëveshjeve të Brukselit. Ky akt akuzon gjithashtu direkt Edvin Kristaq Ramën, i cili në takimet e tij të shumta me Aleksandër Vuçiç duket se ka gatuar pazare të pista! Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë veprim pushtues të Beogradit ndaj Kosovës, ju bëj thirrje autoriteteve dhe qytetarëve të Kosovës të përdorin të gjitha mjetet kushtetuese për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të dhunuar nga pushtuesit e djeshem serb të Republikës së Kosovës.

Ju bej thirrje komunitetit ndërkombëtar, SHBA, NATO-s, Bashkimit Europian, OKB të marrin të gjitha masat për ndëshkimin e këtij akti agresiv të Beogradit, që dhunon integritetin dhe sovranitetin e një vendi të pavarur dhe rrezikon në mënyrën më serioze paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë.