A NDIKON SPIRITUALITETI NË SHËNDET?

0

Spiritualiteti është mënyra si të gjendet kuptimi i jetës, shpresës, rehatisë dhe paqes së brendshme në jetë. Shumë njerëz e gjejnë spiritualitetin nëpërmjet fesë. Disa njerëz e manifestojnë atë nëpërmjet muzikës, artit ose natyrës. Të tjerët e kërkojnë atë në vlerat dhe parimet e tyre.

Shëndeti shpirtëror?
Askush nuk e di saktësisht lidhjen e spiritualitetit me shëndetin fizik. Megjithatë, me intuitë kuptohet se trupi, mendja dhe shpirti janë të ndër-lidhura reciprokisht. Shëndeti i secilit prej këtyre komponenteve duket se ndikon në të tjerët.

Dimensioni fluid:
Aktiviteti fizik i kombinuar më aktivitet shpirtëror (dimensioni fluid) lutjet e caktuara, është ideal për relaksim, pasi kombinon aktivitetin e përsëritur muskulor me përsëritjen e fjalëve glorifikuese, drejtuar Zotit të botëve, Allahut (SWT). Kështu që truri e pranon këtë aktivitet të kordinuar në lehtësi, krahasuar me cilindo aktivitet tjetër të sforcuar fizik. Pa mohuar rolin e lutjeve në përgjithësi, lutjet në Islam janë unikate në sferën spirituale, ndërsa lëvizjet fizike gjatë lutjeve, shoqërohen me dinamikë në sekretim të adrenalinës dhe noradrenalinës. Njëkohësisht, stresi dhe tensioni psikik lehtësohet, për shkak të komponentit shpirtëror, ndihmuar nga rritja e substancave kimike relaksuese, enkefalinës, endorfinës, dinorfinës etj.

Mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë:
Të gjithë personat që kryejnë lutjet rregullisht ndihen më vigjilentë dhe aktiv, madje edhe personat e shtyrë në moshë. Të tillët mund të ballafaqohen me sfidat e jetës më lehtë. Ky shëndet shpirtëror përmirëson qëndrueshmërinë, vetëvlerësimin dhe vetëbesimin në të qenit i pavarur dhe i dobishëm për rrethin dhe shoqërinë.
Përgatiti: Rrahman FERIZI