Sa kushtojnë zarfat e KQZ-së

3 mijë e 770 euro do të kushtojnë vetëm zarfat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhje. Kështu bëhet e ditur në tenderin e publikuar nga ky institucion.

“Furnizim me zarfa për periudhën e regjistrimit dhe periudhën e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2017”, është përshkrimi i dhënë në tender, shkruan Indeksonline.

Kompania e ka pasur të lehtë për të fituar tenderin, pasi nuk ka pasur konkurrentë në garë. Furnizimin me zarfa do ta bëj kompania “ALBUS”.

Ndryshe, kontrata pritet të nënshkruhet sot. Deri tash ky institucion ka kryer furnizime tjera të nevojshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Shtypja e bexhave, furnizimi me bateri, e shtypja e formave zgjedhore, janë disa prej furnizimeve tjera të KQZ-së,

Kujtojmë se zgjedhjet do të mbahen me 11 qershor, derisa fushata e partive politike ka filluar.