Sa dimë për ushqimin që po e konsumojmë?

Çdo ditë konsumojmë ushqim por shpesh dimë fare pak për atë që e pwrdorim. Sa është ushqimi i sigurt? Si vlerësohet siguria e tij?

Lista e faktorëve më poshtë përcakton nëse një produkt ushqimor është i sigurt apo jo?

Produktet ushqimore për konsumatorë duhet të kalojnë kontrollin dhe certifikimin e cilësisë, në laboratorë speciale për k ëtë funksion.

Kur hyjnë në treg, produktet duhet të përmbajnë ambalazh që tregon:

– prejardhjen e ushqimit

– përbërësit

– datën e prodhimit

– datën e skadimit

– peshën

– kushtet në të cilat duhet të ruhen

– temperaturën në të cilën duhet të ruhen

Për siguri të shtuar, pemët dhe perimet gjithmonë duhet të shpëlahen në ujë të ftohtë para konsumimit. Kështu largohen pesticidet që mund të jenë përdorur për arritjen e cilësisë së produktit.

Para se të blini produkte ushqimore, sigurohuni që i keni të gjitha informatat e nevojshme!