Rusia thërret ambasadorin e Gjermanisë për dëbimin e diplomatëve

Ambasadori i Gjermanisë në Moskë u thirr sot në Ministrinë e Jashtme në lidhje me dëbimin e dy diplomatëve rusë nga Berlini javën e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Geza Andreas von Geyr pritet që t’i kumtohet se Rusia do të marrë masa hakmarrëse, tha një burim për agjencinë shtetërore ruse TASS.

Më parë, presidenti rus Vladimir Putin tha se tradita diplomatike sugjeron “një përgjigje reciproke”.

“Ka disa rregulla praktike të pashkruara, ligje të pashkruara për raste të tilla: ju keni dëbuar diplomatët tanë, ne do t’i dëbojmë diplomatët tuaj”, tha Putin.

Javën e kaluar, Gjermania dëboi dy diplomatët rusë për rolin e dyshuar të Moskës në vrasjen e Zelimkhan Khangoshvilian në Berlin, ish-komandantin rebel çeçen.

Moska i quan akuzat si “të pabaza”.

Khangoshvili luftoi kundër rusëve gjatë Luftës së Dytë Çeçene nga viti 1999 deri në 2009 dhe punoi në Gjeorgji dhe Ukrainë kundër interesave ruse, njofton media shtetërore gjermane “Deutsche Welle”.