Rruga e tezgave me libra; Tregu më i vjetër në Kajro, por e ardhmja është e pasigurt

Tezga me libra të përdorur të të gjitha llojeve mbushin një rrugicë të Kajros; me gati 130 shitës që ofrojnë libra me çmim të lirë, tregu Azbakeya është më i vjetri i këtij lloji në Egjipt, por e ardhmja e tij është e pasigurte.

Pjesëmarrja në Panairin e 50-të të librit ne kryeqytetin egjiptian, që duhet të çelet në 23 janar, shitësve në këtë treg u është ndaluar për arsye që nuk janë bërë të ditura.

“Botuesit ndihen të kërcenuar prej nesh, sepse ne shesim libra të lirë, ndërsa ata duan ta rrisin çmimin e vet ose ta mbajnë në një nivel të caktuar. Unë nuk po bej asgjë të gabuar, e megjithatë refuzohem. Historia e tregut të librit Azbakeya daton që në 1907-tën, në kohen e Abazit të Dyte të Egjiptit, që do të thotë përpara se këto shtëpi botuese ta shihnin dritën e diellit. Ata duhet ta kuptojnë se ky treg është një vend historik, dhe nuk ka të dytë si ai në rajonin e Lindjes së Mesme”, u shpreh Harby Hassan, shites librash

Por konkurenca nuk është problem I vetëm me te cilin perballet ky treg I vjeter.

Soor el-Azbakeya e pati shkëlqimin e tij nga fundi I shekullit te 19-te, kur u shndërrua ne vendin e perhershëm te takimit per intelektualet egjiptiane dhe te huajt qe jetonin në Kajro. Në të mund te gjenden edhe libra te vjeter e te rralle te clet sigurisht kushtojne ca me shume.

Por sot ky treg rrezikohet seriozisht nga rënia e vazhdueshme e shitjeve, qe ka detyruar disa prej shitësve të tij te heqin dore nga zanat e te kërkojne një punë tjetër.

Top Channel

SHPËRNDAJE