Rruga e Kombit s’është autostradë dhe nuk mund të tarifohet

Nga 17 shtatori i këtij viti nis tarifimi në autostradën Milot-Morinë. Privilegje do të gëzojnë vetëm invalidët e punës dhe shtresat në nevojë të cilët do të kenë zero tarifim dhe paketë lehtësuese për banorët e qarkut Kukës dhe çdo kategori tjetër.

Banorët e Kukësit ishin kundër kësaj tarife dhe indinjatën e tyre e kanë shprehur edhe përmes protestës të mbajtur në mars, duke bërë që Qeveria e Shqipërisë t’i marrë parasysh brengat e tyre. Ata tashmë do të paguajnë më pak se 1 euro për një drejtim, gjë që nuk vlen për kosovarët të cilët do të paguajnë 5 euro për një drejtim.Pagesa e taksës do të bëhet si për personat që kalojnë nga Rruga e Kombit për në Kosovë, ashtu edhe ata që vijnë për në Shqipëri. Pra për një udhëtim vajtje-ardhje, do të bëhen të dyja pagesat.

Për këtë çështje, Selatin Kaçaniku kryetar i organizatës Konsumatori, tha për lajmi.net se autostrada e quajtur ‘’Rruga e Kombit’’ nuk është e përfunduar dhe po bëhet padrejtësi me shfrytezuesit e kësaj autostrade.‘’RRUGA E KOMBIT, në këtë gjendje (të papërfunduar e të pasigurt siç është ), nuk është AUTOSTRADË, nuk i përmbush standardet e tarifimit dhe padrejtësht e joprofesionalisht, jo konform standardeve, në mënyrë jokorrekte, jo të sinqertë… i është caktuar tarifa’’, tha Kaçaniku.Sipas Kaçanikut, tarifa e vënë është shumë e dëmshme për shfrytëzuesit duke e marrë parasysh që ende nuk ka përfunduar rregullimi i rrugës. Madje, ai thekson se kjo rruga është shumë e dëmtuar dhe paraqet rrezik për jetën e banorëve që jetojnë në zonat përreth si dhe për vozitësit. Kaçaniku thotë se si shkak i mos inaugurimit të tërësishëm të rrugës, ka aksidente të mëdha për shkak se mungojnë sinjalizuezit rrugorë.‘’Natyrisht se kjo tarifë është e dëmshme dhe e rrezikshme për shtetasit e Shqipërisë e Kosovës, qytetarët shfrytëzues / përdorues, motoristë e udhëtarë konsumuesë të kësaj infrastruktureje rrugore që quhet me një emër të madh RRUGA E KOMBIT,sepse: Rruga nuk është e përfunduar. Ndaj tarifa si për rrugë të përfunduar e vë në lajthitje e rrezik shfrytëzuesin e saj i cili e nget makinën si në një rrugë autostradë të mirëfilltë – të përfunduar, me standarde e garanci të plota; Segmentet e papërfunduruara, urat që mungojnë, i ngjasojnë arrnave e jo autostradës. Barrierat janë të dëmtuara dhe “ lejojnë “ ndërhyrje nga rrugët anësore. Në autostradë “ ndodhen “ edhe kafshët (?!). RRUGA E KOMBIT akoma e pa inauguruar e plotë është e dëmtuar në shumë vende. Te kjo rrugë jo vetëm se mungon siguria por, e tillë si është, e papërfunduar e vende-vende keq e përfunduar – është shkaktare e aksidenteve, madje mungon sinjalizimi horizontal e vertical.Kërkohet rivlerësim i vendimit për çmiminOrganizata Konsumatori vlerëson se duhet të ketë rivlerësim të vendimit për çmimin sepse duke e marrë parasysh që një numër i madh i qytetarëve nga Kosova frekuentojnë këtë rrugë atëherë kjo tarifë do të ishte zhvatëse dhe mashtruese.

‘’Ne, edhe nga Qeveria e kaluar, patëm kërkuar mirëkuptim – i cili na u dha. Edhe kësaj radhe kërkojmë rivlerësim të vendimit. Kërkojmë diskutim publik bashkë me institucionet, asociacionet dhe mekanizmat, por edhe me OSHC-të e Kosovës, sepse, 80-90 % të rrugës do ta shfytëzojmë ne qytetarët nga Kosova. Ndryshe, kjo tarifë do të jetë detyruese, zhvatëse, skllavruese, indinjuese…mashtrim ?!’’, përfundon Kaçaniku.

SHPËRNDAJE