Rritje ekonomike pavarësisht afrimit të Brexit

Rritja ekonomike e Britanisë së Madhe u përshpejtua në tremujorin e tretë, në 0,6%, falë rritjes së konsumit të ekonomive shtëpiake, pavarësisht një ulje të investimeve të sipërmarrjeve vetëm disa muaj nga Brexit, njoftoi sot Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS).

Ky vlerësim paraprak i Zyrës së Statistikave Kombëtare (ONS) përballet me pritshmëritë e analistëve të pyetur nga “Bloomberg”.

Megjithatë, të gjithë sektorët e ekonomisë kanë mbështetur këtë fuqizim, kryesisht sektori i rëndësishëm i shërbimeve, por gjithashtu edhe industria, ndërtimi dhe bujqësia./ ATSH-AFP