Rritje e madhe e sulmeve raciste në Austri

VJENË (AA) – Numri i sulmeve raciste të regjistruara vitin e kaluar në Austri është rritur në 1.107, raporton Anadolu Agency (AA).

Shoqata për punë kundër racizmit dhe formim civil (ZARA) e cila është një organizatë e shoqërisës civile që raporton sulmet raciste ka publikuar raportin e vitit 2016 për racizmin. Sipas kësaj në vend teksa gjatë vitit 2015 janë regjistruar 927 raste recizmi, kjo shifër në vitin 2016 është rritur në 1.107.

Në raport refugjatët renditen të parët në mesin e grupeve që kanë qenë objektiv i sulmeve, ku 35 përqind e sulmeve të regjistruara janë kryer kundër refugjatëve të cilët ndiqen nga muslimanët me 16.7 përqind. Sipas raportit 41 përqind e sulmeve raciste kryhen ndaj një grupi të papërcaktuar. Po të marrim parasysh se pjesa më e madhe e refugjatëve janë muslimanë vërehet se afësisht gjysma e sulmeve janë kryer kundrejt muslimanëve.

Ndër të tjera në raport thuhet se me ndikimin e propagandës dhe publikimeve negative kundrejt muslimanëve dhe refugjatëve nga politika dhe media janë rritur rastet raciste kundrejt këtyre grupeve.

Armiqësia kundër refugjatëve rritet pa ndalur

Në raportin ku vihet në dukje se edhe në vitin e kaluar ashtu edhe në vitin 2015 janë shënuar rritje në rastet për shkak të ardhjes së refugjatëve në Evropë, tërhiqet vëmendja se janë kryer më shumë sulme raciste me 31 përqind nëmpërmjet internetit, me 20 përqind në ambientet publike dhe 9 përqind nëpërmjet politikës dhe medias.

Rastet si mospranimi në kafene i personave për të cilët kuptohet se janë refugjatë, djegia i një venbanimi refugjatësh, ndalimi i hyrjes nga pronarët e disa bar kafeve dhe pishinave ndaj refugjatëve janë përmendur si shembuj në raport. Ndërsa në anën tjetër janë vënë në dukje se janë marrë edhe disa raporte të rreme për abuzime për të forcuar situatën anti-refugjatëve.

Edhe xhamitë objektiv i sulmeve raciste

Në raportin ku thuhet se për shkak të situatës së formuar kundrejt muslimanëve në vend një numër i madh i femrave të mbuluara kanë qenë pre e sulmeve, theksohet se edhe xhamitë janë në mesin e objektivave kryesore të sulmeve raciste, ku në muajin Ramazan të vitit të kaluar është lënë një kokë derri në hyrje të xhamisë si dhe përlyerja me gjakun e derrit në muret e një xhamie tjetër.

Gjithashtu nganjëherë politikanët përhapin lajme të rreme kundrej muslimanëve dhe në këtë mënyrë këkohet të thellohet ndarja në shoqëri. Kjo është një pikë tjetër që përmendet në raport.

Në raportin ku theksohet se më së shumti racizmi bëhet nëpërmjet medias sociale me 31 përqind, në lidhje me përmasat ku urrejtja ka arritur kundrejt refugjatëve tregohet postimi “U mbyt turisti terrorist i ardhshëm” i bërë pas mbytjes së një fëmije sirian 14 vjeç në lumin Danub.

Kryetarja e shoqatës ZARA Claudia Schaefer, duke theksuar se rastet e racizmit kanë arritur përmasa shqetësuese tha se “Retorikat e frikës dhe urrejtjes të krijuar në shoqëri vërehen në çdo aspekt të jetës. Kjo çon në një mënyrë të pandërgjegjshme në përdorimin e gjuhës së urrejtjes personat të cilët nuk kanë një identitet politik”.

Schaefer, duke vënë në dukje se populizmi është papërgjegjshmëri ajo u ka bërë thirrje të gjithë politikanëve dhe zyrtarëve publikë që t’u përmbahen ligjeve pa asnjë dallim racor, ngjyre, gjuhe dhe feje.

Edhe Lilian Levai një prej zëdhënësve të shoqatës ka shtuar se kryesisht politikanët anëtarë të partive të djathta ekstreme me fjalimet që kryejnë në parlamentin kombëtar kanë fyer në mënyrë të qartë refugjatët duke i poshtëruar.