Rritet numri i të sëmurëve me kancer për 30 %

Onkologu, Ilir Kurtishi thotë se trendi i sëmundjeve malinje është në ngritje.

“Në krahasim me vendet e rajonit ne qëndrojmë më mirë. Ka më pak persona se në Maqedoni dhe Malin e ZI. Vetëm në gjashtëmujorin e parë kemi 800 raste, kurse deri në fund të vitit do të mund të kemi mbi 1400”, tha ai sot në televizionin publik.

Sipas tij si klinikë kanë regjistër për të sëmurët. “Shumë shpejt Kosova do të ketë regjistër për kancer”, tha ai.

Në përgjithësi ka ngritje prej 30 për qind, në një vit. Kurtishi bëri me dije se ka edhe të sëmurë me këtë sëmundje që nuk lajmërohen në Prishtinë, por shikojnë alternativa të tjera.

“Kjo shifër shkon prej 5 %”, tha ai.

Sipas tij kjo sëmundje është edhe trashëgim, por edhe pirja e duhanit, e alkoolit dhe obeziteti janë faktor për këtë sëmundje.