Rrëzohet një avion luftarak belg në Francë, pilotët bie mbi largpërçues

Një avion luftarak belg F-16 u rrëzua sot në një rrugë në perëndim të Francës ndërsa njëri nga pilotët ra mbi një largpërçues pasi parashutja e tij u ngatërrua, njoftojnë autoritetet franceze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nuk raportohet për të lënduar, por shtëpitë përreth janë evakuuar ndërsa punonjësit e urgjencës përpiqen të nxjerrin pilotin e bllokuar në mënyrë të sigurtë.

Avioni po udhëtonte nga Belgjika për në bazën ajrore detare në Francë kur filloi të rrëzohet në mes të qyteteve Pluvigner dhe Landaul, në Brittany të Francës, thuhet në një deklarate nga prefektura rajonale.

Dy pilotët që ishin në bord katapultuan para përplasjes. Njëri u shpëtua në mënyrë të sigurtë, por tjetri u mbërthye në telat e largpërçuesit.

Avioni nuk ishte i armatosur, thuhet në deklaratë.

Gazeta lokale “Le Telegramme” tregoi pamje të pilotit që kishte mbetur i varur në tela, tymit të zi dhe flakët që ngriheshin nga zona dhe një shtëpi për të cilën thuhet se ishte dëmtuar nga përplasja.

Zëdhënësja e policisë kombëtare tha se nuk raportohet për të lënduar në mesin e banorëve në zonë. Ajo tha se rreth 100 policë kanë rrethuar vendin e aksidentit dhe po hetojnë rastin.