Rrëzohet një avion i vogël në Gjermani, humb jetën piloti

Një avion i vogël është rrëzuar në qytetin Mosbash të shtetit gjerman Baden-Württemberg, ndërsa piloti ka humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e policisë, theksohet se avioni është kapluar nga një zjarr menjëherë pas nisjes dhe se është rrëzuar. Gjithashtu është bërë e ditur se piloti ka humbur jetën.

Theksohet se vazhdon hetimi për shkaqet e incidentit, ndërsa nuk u dha informacione në lidhje me identitetin e pilotit.