Rrëzohet avioni me turistë amerikanë, të gjithë të vdekur

Një avion i vogël privat me 10 turistë amerikanë është rrëzuar në malet e Kosta Rikës, duke mos lënë asnjë të mbijetuar, konfirmoi qeveria atje.

Avioni u rrëzua të dielën, ndërsa drejtohej nga dy pilotë lokalë në rajonin malor të Punta Islit, në Guanacaste, Kosta Rika me 10 amerikanë në bord.

“Qeveria e Kosta Rikës me shumë keqardhje jep lajmin për vdekjen e 10 pasagjerëve amerikanë dhe dy pilotëve të Kosta Rikës pas rrëzimit të avionit”, tha në një deklaratë presidenti Luis Guillermo Solis.

Kur ekuipazhi i shpëtimit arriti në vendin e aksidentit, ata nuk gjetën asnjë të mbijetuar. Ministria e Sigurisë Publike ndan imazhet e pasojave të rrëzimit, duke konfirmuar viktimat.

“Autoritetet po përqendrohen në procesin e rikuperimit të trupave, të cilat do të transportohen në objektin e mjekësisë ligjore në San Joaquín de Flores,” tha presidenti i Kosta Rikës, duke konfirmuar se hetimet mbi shkaqet e aksidentit nisin të këtë të hënë./oranews.tv