Rreziqet me të cilat do të ballafaqohet islamin në të ardhmen!

Shkruan: Hoxhë Halil Avdulli

Ajo që e dallon shpalljen (fenë) nga mendimi njerëzor është elementi i pa kufizimit. Shpallja është tekst absolut qe kalon përmasat e kohës dhe hapësirës. Nëse e lidhim shpalljen me një qasje apo me një botëkuptim të caktuar historik, dhe themi, për shembull: Kur’ani dhe Suneti sipas kuptimit të gjeneratave të para( selefit) dhe thëniet të tjera që dëgjojmë sot, në fakt, ky është një kufizim dhe përcaktim i tekstit fetarë i cili është i pa kufizuar dhe absolut, me të cilin edhe bëhet feja e dallueshme nga mendimi njerëzorë.

Sigurisht qe mendimi i selefit është pasuri dhe bagazh i historisë islame, qe duhet të merret parasysh, por edhe të konsiderohet sikur të ishte shpallje është teprim dhe ngërç intelektual.

Sepse për pasojë, e detyron fenë të mbetet mbrapa e lëvizjes dhe dinamikes së jetës.

Në procesin e të kuptuarit, lexuesi, teksti dhe konteksti luajnë rolin kryesorë, pra konteksti është faktori i tretë në ndërtimin e mendimit dhe të kuptuarit.

Unë besoj se leximi i njerëzorë i tekstit fetarë nuk mund të jetë i shkëputur nga ndryshimet dhe rrethanat e kohës dhe hapësirës.

Si shembull, mund të shihni me lehtësi dallimin mes tefsirit (komentimit të Kuranit) në epokën e lulëzimit të qytetërimit islam dhe tefsirit në epokën e erozionit të civilizimit islam.

2. Një nga sfidat më të mëdha me të cilat do të përballet feja në kohët moderne është ajo e relativiteti kulturor.

Një kulturë e mendimit relativ e cila sheh ose mohon ekzistencën e ndonjë të vërtete absolute në univers, përfshirë këtu edhe të vërtetat fetare.

Siç i krahasojnë fetë me gjuhët, pra, sa do qe ato janë të ndryshme shprehin të njëjtën ide në kuptim. Sipas këtij perceptimi nuk ka fe më të mirë se feja tjetër, e ky është kulmi i relativitetit fetar dhe kulturor qe do të ballafaqohet feja me të në të ardhmen.

Problemi me sfidën mendësisë relative është se privon fenë nga bindja e sigurt, dhe nëse feja privohet nga kjo bindje, atëherë përfundon duke u bërë çështje shije.

Në kuadër të këtij relativiteti kulturor është edhe diversiteti fetar dhe pikëpamja se kush do të shpëtoj (hyj në xhenet) në botën tjetër, dhe a përfshin ky shpëtim në botën tjetër vetëm pasuesit e një feje, apo mund të përfshijë ndjekës të më shumë se një feje?

Kjo është një nga pyetjet më të rëndësishme të shtruara sot në studimet e ardhshme mbi fetë.

Kjo sfidë nuk është trajtuar shumë në të kaluarën nga dijetarët islam, përjashtuar këtu disa prej tyre, nga më të zëshmit janë Xhahidhi dhe Ebu Hamid el Gazali, të cilët kanë disa interpretime në këtë rrafsh dhe me këtë frymë.

Ajo që është diskutuar deri me tani mund të rrumbullakojmë në 5 tituj:

1. Se ka disa të vërteta madhore të pa kontestueshme në Islam të cilat nuk mund të jenë relative, pa varësisht se njeriu mund ti gjej apo jo.

2. Feja e Zotit është Islami, por ky Islami erdhi me emra dhe ligje të ndryshme për gjatë gjithë historisë, gjithmonë duke ruajtur thelbin e besimit në Zotin Një dhe besimin në botën tjetër. Të gjithë profetët erdhën me Islam, pavarësisht se ai (islam) mund të jetë quajtur me emra të ndryshëm historikisht.

3. Pamundësia e arritjes dhe përqafimit të fesë së vërtetë nuk do të thotë domosdoshmërish se nuk ka shpëtim në jetën e përtejme. Përveç nëse kemi të bëjmë me mohim të qëllimshëm nga kokëfortësia, inati, mendjemadhësia dhe arroganca ndaj të vërtetës. 

Kush nuk besoi në Islam sepse nuk gjeti atë, apo nuk i arriti i drejtë apo nuk ju sqarua si duhet, pasi të ketë bërë përpjekje të sinqertë për të arritur atë, sigurisht ky njeri duhet arsyetohet.

4. Literatura bashkëkohore dhe teoritë e pluralizmit fetar janë pasqyrim i mungesës së besimit ndaj doktrinës Krishtere që perëndimorët praktikisht e kanë braktisur atë, sikur qe besimi Hindu është braktisur nga njerëzit e saj.  Ata duan të përgjithësojnë këtë braktisje dhe mungesë të besim dhe mbi gjithë fetë e tjera.

5. Islami jo vetëm qe pranon, por kërkon bashkëjetesën praktike midis pasuesve të feve të ndryshme në këtë botë dhe e lë gjykimin midis njerëzve tek Krijuesi në botën tjetër, dhe këtë bashkëjetesë nuk duhet ta hamendësoj gjendjen e njerëzve dhe pasojat e tyre në botën tjetër.

3. Ndër rreziqet me të cilat do të ballafaqohet feja është ngërçi intelektuale dhe interpretimi i ngurtë tekstual i shkrimeve të fesë, që e bën fenë të mos jetë në koherencë me jetën dhe civilizimin. Siç shprehet Dr Hassan al-Turabi: “çdo ndalesë është vonesë”, pra edhe feja si çdo fenomen në këtë jetë nëse ndalet vonohet, sepse jeta nuk pret askënd, qoftë njeri apo fenomen.

Prandaj, ngërçi intelektual, interpretimi fjalë për fjalë i fesë dhe krijimi i një panorame apo imazhi të caktuar historik si varianti i vetëm i aplikimit të fesë, qoftë ai edhe imazhi i selefit apo ndonjë periudhe tjetër, paraqet rrezik të madh për fenë sepse kjo bën që feja të mbetet pas jetës, dhe kësisoj i bënë njerëzit të kërkojnë burime frymëzimi jashtë fesë.

Përzierja e elementit hyjnor si diçka e shenjtë dhe përhershme me elementin historik të ndryshueshëm me mundësi gabimi është një nga rreziqet më të rëndësishme dhe më fatale qe i ka përballur fetë dhe ka bërë që disa prej tyre të zhduken në epokën moderne.

Çdo interpretim i fesë, veçanërisht i feve qiellore, duhet të bazohet në një ndarje të qartë midis elementit hyjnor statik dhe elementit të ndryshueshëm historik. Fatkeqësisht, kultura një pjesë të predikuesve dhe muslimanëve në përgjithësi, sidomos në botën muslimane sot, bëjnë përzierje të pa përballueshme mes fesë në njërën anë dhe historisë në anën tjetër, duke konsideruar shumë veprime të muslimanëve apo liderëve të tyre në histori, sikur të ishin shpallje.