Rreziku që ju kanoset nga aspirina

Marrja e dozës së ulët të aspirinës për të parandaluar sëmundjet e zemrës shoqërohet me një rrezik në rritje të gjakderdhjes në kokë tek njerëzit pa një histori të këtyre problemeve, sipas një raporti të ri.

Hulumtuesit analizuan të dhënat nga 13 studime të mëparshme, në të cilat mbi 130.000 njerëz të moshave 42-74 vjeç, të cilët nuk kishin histori të sëmundjeve të zemrës ose goditjes në tru dhe të cilëve iu dhanë aspirinë me dozë të ulët ose placebo.

Njerëzit që morën placebo kishin një rrezik 0.46% të gjakderdhjes në kokë gjatë periudhave të kombinuara të provës. Për ata që morën aspirinë me dozë të ulët rreziku ishte 0.63%, ekuivalenti i një shtesë prej 2 në çdo 1.000 njerëz që zhvillonin gjakderdhje, sipas studimit.

Njerëzit me prejardhje aziatike dhe ata me indeks të masës trupore nën 25, kishin rrezik më të madh. Një aspirinë zakonisht përkufizohet si dozë e ulët nëse është midis 75 dhe 100 miligramë.