Rreziku nga Alzheimeri më i lartë te gratë me shumë fëmijë

Rreziku nga Alzheimeri mund të rritet për 70 për qind te gratë që kanë pesë ose më shumë fëmijë, ka treguar një studim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi në CNN, një studim në të cilin kanë marrë pjesë 3.500 gra të moshës mbi 60 vjeç në Korenë e Jugut dhe Greqi ka treguar se gjasat që gratë që lindin pesë ose më shumë fëmijë të vuajnë nga Alzheimeri në pleqëri mund të rritet për 70 për qind.

Në studim është vërejtur se gratë që nuk vuajnë nga demenca dhe kanë më shumë se pesë fëmijë kanë rezultuar më të pasuksesshme në testet kognitive krahasuar me gratë që kanë më pas se pesë fëmijët.

Studimi gjithashtu ka treguar se gratë që kanë përjetuar një apo dy shtatzëni të paplota kanë shumë më pak gjasa për të zhvilluar Alzheimerin sesa gratë që nuk kanë qenë kurrë shtatzënë.

Neuropsikiatri Ki Woong Kim nga Universiteti Kombëtar i Seulit, tha se rritja në masë të madhe dhe rënia e menjëhershme e estrogjenit dhe hormonit të stresit te gratë mund të jenë shkaktarë të rritjes së rrezikut të Alzheimerit, gjendje kjo që mund të ndikojë negativisht në aktivitetet e trurit.

Sipas Raportit Botëror të Alzheimerit për vitit 2016, në botë 47 milionë njerëz vuajnë nga demenca.