Rreziku i cigareve elektronike, pasoja serioze për shëndetin

Produktet e reja elektronike që po përdoren për të zëvendësuar konsumin tradicional të duhanit duke përdorur djegjen e avujve të padëmshëm për mjedisin, mund të jenë më të mira përsa i përket aspketit ekologjik, por kanë disa rreziqe shumë serioze për shëndetin e përdoruesve, me gjasa këto pasoja mund të jenë kancerogjene.

Një grup studiuesish britanikë kanë bërë një studim gjithpërfshirës për të evaluar rreziqet që sjell për shëndetin përdorimi i cigareve elektronike. “Public Health England” nënvizon se cigaret elektronike në pamje të parë janë 90 herë më pak të dëmshme se cigaret tradicionale për nga substancat që e përbëjnë.

Por, sipas kërkimeve të gjata dhe matjes së efekteve tek përdoruesit djegja elektronike e avullit dhe futja e tyre në mushkëri është një proces shumë i keq për shëndetin dhe ka mundësi të krijojë dhe qeliza kancerogjene në grykë dhe mushkëri.

Studiuesit ndonëse nuk mund të shpreheshin me garanci a është vdekjeprurës konsumi i duhanit kanë këshilluar njerëzit të limitojnë përdorimin e tyre të paktën për disa vite që vijnë, pasi edhe në fillim të shekullit XX, pothuajse asnjë mjek sado profesional nuk i njihte pasojat e duhanpirjes dhe vetëm përdorimi dhe studimi afatgjatë 70 vjet më vonë nxorën në pah faktin se duhanpirja nxit kancerin dhe shkakton një sërë problemesh të tjera shëndetësore si ulje e fertilitetit, dëmtim i shikimit, prishje të indeve të lëkurës dhe shëndetit oral.

SHPËRNDAJE