Rreth 800 migrantë e depërtuan gardhin në enklavën spanjolle në Marok

MADRID (AA) – Rreth 800 migrantë morën hov në gardhin kufitar që ndan enklavën spanjolle në veri të Afrikës, Cetu, nga Maroku për të arritur në tokën evropiane, njoftuan sot nga Garda civile e Spanjës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Garda civile thonë se 602 migrantë sot herët në mëngjes arritën të kalojnë në territorin spanjoll në hovin masiv përmes gardhit të madh me tela gjemborë.

Bëhet e ditur se migrantët kanë bërë vrima në gardh, duke hedhur fekale dhe gëlqere të shuar, gjë që irritonte lëkurën e policëve që u përpoqën t’i ndalonin. Po ashtu ata hedhnin gurë ndaj automjeteve të sigurisë dhe kokteje molotovi ndaj nëpunësve policorë.

Në njoftimin e Gardës civile thuhet se 16 migrantë janë transferuar në spital ndërsa 5 nga 15 policëve janë lënduar po ashtu janë hospitalizuar.

Nga Kryqi i Kuq i Spanjës bëjnë të ditur se janë lënduar 132 migrantë.

Afrikanët nga rajoni subsaharian jetojnë ilegalisht në Marok për vite me radhë duke u përpjekur të arrijnë Evropë, duke u përpjekur ta kalojnë gardhin e lartë prej rreth gjashtë metra rreth Ceutës dhe Melillës, enklava spanjolle në veri të Afrikës. Ata që arrijnë të kalojnë gardhin do të vendosen në një qendër të përkohshme për migrantë.

Sulmi i sotëm ka rritur presionin ndaj autoriteteve spanjolle për shkak fluksit gjithnjë e më të madh të migrantëve, të cilët kryesisht përdorin kalime të pasigurta përmes Detit Mesdhe për të arritur në Evropë.