Rreth 300 raste të prekura me virusin e ri në Kinë, 6 të vdekur

Rreth 291 persona janë prekur deri tani nga virusi i ri që po përhapet në Kinë , ndërkohë që rezultojnë 6 persona që kanë humbur jetën.

Autoritetet në Pekin kanë bërë të ditur se 77 raste të reja u identifikuan vetëm të hënën. Ky virus u shfaq për herë të parë gjatë muajit Dhjetor në qytetin Vuhan të Kinës, duke u identifikuar si një lloj koronavirusi.

Koronaviruset janë një familje e gjerë e viruseve, por vetëm gjashtë prej tyre   infektojnë njerëzit.
Sipas autoriteteve mendohet se shpërthimi i koronavirusit të ri mund të jetë përhapur në 14 provinca kineze, ashtu si edhe në Tajvan, Filipine, Japoni, Kore të Jugut, Tajlandë dhe Australi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet të shqyrtojë nëse për shkak të virusit do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme ndërkombëtare të shëndetit publik.

Nga vlerësimet e para të shkencëtarëve thuhet se virusi mund të merret nga kafshët, por nuk përjashtohet mundësia e transmetimit nga njeriu në njeri.

Sipas të dhënave ky lloj virusi shkakton sëmundje nga ftohja e zakonshme deri tek shfaqjen e Sars-it./Opinion.al/