Rreth 100 vëzhgues të BE-së do të monitorojnë zgjedhjet e 22 tetorit

Zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të monitorohen nga 100 vëzhgues të Bashkimit Evropian.

Kjo është bërë e ditur nga shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE në Kosovë, Alojz Peterle.

Ai tha se për këtë mision nuk është në interes rezultatit i zgjedhjeve, por mbarëvajtja e procesit zgjedhor.

Në një konferencë për media, Peterle ka prezantuar edhe Raportin përfundimtar për Zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.