Rreth 1 milionë dollarë dëm, ja si studentët mashtronin kompaninë Apple

Dy studentë kinezë të një universiteti amerikan po hetohen pasi kanë përdorur mijëra telefona falsë iPhone duke dëmtuar kompaninë Apple.

Sipas akuzës, Quan Jiang e Yangyang Zhou të cilët jetojnë në Oregon dhe kanë vizë studentore, importonin iPhone falsë nga Kina dhe më pas i dërgonin në kompaninë Apple duke pretenduar se janë origjinalë brenda garancisë dhe kanë pësuar defekt. Në këmbim, kompania i dërgonte telefonë të rinj origjinalë Apple.

Më pas këto telefona origjinalë dërgoheshin në Kinë, ku shiteshin për disa qindra dollarë. Mendohet se kjo skemë mashtrimi i ka shkaktuar kompanisë Apple mbi 900 mijë dollarë, ndërsa dy studentët janë akuzuar zyrtarisht nga prokurorët federalë për kontrabandë mallrash dhe mashtrim./Opinion.al