Rrëshqitja e dheut, vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Bajgorë të Mitrovicës

Një nga rrugët që lidh Mitrovicën dhe Podujevën ka 15 ditë që është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Banorët e fshatrave të rajonit të Shalës së Bajgoret kanë shprehur shqetësime pasi nuk është ndërmarr diçka për tu hapur ajo.

Një nga banorët e këtij fshati për Indeksonline ka thënë se kjo rrugë që 15 ditë është bllokuar nga dheu dhe po neglizhohet hapja e saj, duke e lënë të mbyllur për banorët e atyre fshatrave.

Në disa fotografi shihen se si kalimtarët detyrohen që nga ajo pjesë të kalojnë në këmbë, e cila paraqet rrezik për jetën e tyre.