Rrëmbehet aeroplani? “Situatë e dyshimtë” në aeroportin Schiphol të Amsterdamit

Policia Ushtarake Mbretërore Hollandeze po heton një “situatë të dyshimtë” në Aeroportin Schiphol të Amsterdamit, tha një zëdhënës për CNN.

Akoma nuk konfirmohet por flitet për rrëmbimin e një aeroplani në aeroportin e Amsterdam Schiphol.

Ndërkohë pasagjerët dhe ekuipazhi janë evakuuar në mes të njoftimeve që një njeri me thikë u përpoq të rrëmbejë avionin.

“Ekziston një situatë e dyshimtë dhe kjo është gjithçka që mund të them,” tha një zëdhënës i policisë ushtarake.

Aeroporti është i treti më i ngarkuari i Evropës, pas aeroportit të Heathrow të Londrës dhe Paris Charles de Gaulle./tch