Rregullat e Kurbanit

1. El-Ud’hijeh është: Ajo që theret në ditët e festës se kurbanit në të gjitha vendet; në Meke etj. si afrim tek Allahu Lartësuar. “Mexhmu fetaua ue rasail shejh iben uthejmini” vell. 25

2. Kurbani është prej adhurimeve më të mira, ngase Allahu Lartësuar e ka përafruar në Librin e Tij me namazin. I Lartëmadhëruari thotë: “Ne të kemi dhuruar ty Keutherin. Prandaj falu për Zotin tënd dhe bëj kurban (vetëm për Të)”. El-Keuther, 1-2.

Dhe thotë: “Thuaj: Me të vërtetë namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotin e botëve”. El-Enam, 162-163.

3. Dijetarët kanë mendime të ndryshme se: A është bërja kurban detyrë apo sunet i fortë? Shumica janë të mendimit se është sunet i fortë. Prej tyre është dhe shejh Iben Bazi (Allahu e mëshirofte) i cili thotë: “El-Ud’hijeh është sunet i fortë sipas fjalës më të saktë të dijetarëve”. “Fetaua islamijeh” vell. 2 dhe “Mexhmu fetaua ue mekalat” vell. 16, 18.

Ndërsa hadithin “Kush ka mundësi dhe nuk bën kurban mos t’i afrohet faltores sonë” shejh Ibën Bazi e ka konsideruar të dobët. “Mexhmu fetaua ue mekalat”.

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Ajo që me bëhet e qartë është se El-Ud’hijeh (kurbani) nuk është detyre por është sunet i fortë. Urrehet nga personi që ka mundësi të bëj kurban ta lërë atë”. “Likaatul babil meftuuh” vell. 1 dhe “Mexhmu fetaua ue rasail” vell. 24 dhe 25.

Shejhu (Allahu meshirofte!) në një vend tjetër thote: “Fjala se El-Ud’hijeh eshte vaxhib është me e qarte (fortë) se sa (fjala) mos qenia vaxhib, por me kusht qe personi te kete mundesi”.

Dhe thotë: “Fjala se El-Ud’hijeh (kurbani) është detyrë per ate qe ka mundesi eshte shume e fortë per shkak te argumentave te shumte. Prandaj nuk duhet qe personi qe ka mundësi ta lërë atë”. Esh-sherh el-Mumti” vell. 7

Prej atyre që thonë se El-Ud’hijeh (kurbani) është obligim janë: Medh’hebi i Ebu Hanifes, nje transmetim te imam Ahmedi dhe Maliku. Ndersa ka selefet kjo eshte fjala e El-Euzait, Er-Rabies, El-Lejthit. Kete ka zgjedhur dhe shejhul islam Iben Tejmije, Esh-Sheukani dhe Albani (Allahu i mëshiroftë!).

4. Berja e kurbanit ka kohe te percaktuar dhe nuk lejohet te behet para kesaj kohe dhe as pas saj. Koha e kurbanit eshte: Me mbarimin e namazit te festes deri ne perendimin e diellit te dites se trete pas festes.

Kush ben kurban brenda kesaj kohe qofte diten apo naten kurbani i tij konsiderohet i sakte persa i perket kohes.

Kush ben kurban para faljes se namazit te festes kurbani i tij konsiderohet vetem mish dhe nuk llogaritet si kurban. Prandaj e ka detyre te bej kurban tjeter.

Kush ben kurban pas perendimit te diellit te dites se trembëdhjetë (Dhulhixhe) delja/dashi i therur nuk konsiderohet kurban. Perveç rastit kur ka arsye legjitime. “Mexhmu fetaua ue rasail shejh iben uthejmini” vell. 25

5. Kafshet qe behen kurban jane:
-Delja/dashi gjashtë muaj (e sipër).
-Dhia nje vjeçare
-Lopa dy vjeçare
-Deveja pesë vjeçare.

Kush ther ndonje prej kafsheve te siperpermendura qe nuk jane ne moshen e duhur ajo nuk konsiderohet kurban. P.sh. nese ther delen e cila eshte pese muajsh ajo nuk konsiderohet kurban. “Mexhmu fetaua ue rasail shejh iben uthejmini” vell. 25

6. Me e mira eshte qe personi mos ther me shume sesa nje dele/dash per veten dhe familjen e tij. Ngase Profeti ﷺka bere kurban nje dash per veten dhe familjen e tij. E dihet se ia ka qene krijesa me bujare dhe njeriu qe me se shumti e ka fashur adhurimin e Allahut dhe madherimin e Tij. Ne rastin kur ai ﷺberi kurban dy desh, i dyti nuk ka qene per familjen e tij, por ishte per umetin e tij.Bazuar ne kete themi se me e mira eshte qe personi te mjaftohet me berjen kurban te nje dele/dashi per veten dhe familjen e tij. “Mexhmu fetaua ue rasail shejh iben uthejmini” vell. 25

Shënim: Nuk eshte kusht qe imami duhet te bej kurban ne fillim e me pas xhemati. Cdo kush qe e ther kurbanin pas faljes se namazit te festes, qofte dhe para imamit, kurbani i tij eshte i saktë. “El-Lexhneh ed-Daimeh” (5213).

7. Shtatë persona bashkohen për bërjen kurban të një lope.

Transmetohet nga Xhabiri radijAllahu anhu se ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na urdhëroi që të bashkoheshim shtatë persona në bërjen kurban të një deveje ose të një lope.” Muttefekun alejhi.

Në një transmetim tjetër thuhet: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na tha: “Bashkohuni nga shtatë burra në bërjen kurban -blerjen dhe vlerën- të një deveje apo të një lope.” Hadith autentik. “Et-tealikat elhisan” (3780) (3908).

8. Kafshët që nuk lejohen të bëhen kruban.

Transmetohet nga El Bera bin Azib se ka thënë: i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Katër kafshë nuk lejohen për kurban: 
-Kafsha me një sy të verbër që dallohet qartë, 
-e sëmura që dallohet qartë se është e sëmurë, 
-ajo që çalon dhe duket qartë që çalon 
-dhe ajo të cilës i është thyer ndonjë gjymtyrë dhe që e ka humbur mendjen.” Hadith autentik. Ebu Daudi (2802), Ibën Maxheh (3144), Irvaul Galil (1148).
.

9. Nuk saktësohet asnjë hadith që tregon për vlerën e kurbanit. Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Biri i Ademit nuk kryen vepër më të dashur tek Allahu, në në ditën e kurbanit, sesa bërja gjak. Pastaj në ditën e Kiametit, ai kurban do të paraqitet me brirët, thundrat dhe qimet e tyre. Ndërsa gjaku i tij bie në një vend, tek Allahu, para se të bjerë në tokë, ndaj therrni kurban me dëshirë nga vetja juaj.” Hadith i dobët (daif). Ibën Maxheh (3126) dhe Tirmidhiu (1493).

Transmetohet nga Zejd bin Erkam se ka thënë: Thashë -apo thanë: O i Dërguari i Allahut! Ç’janë këto kurbane? Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Suneti i babai tuaj, Ibrahimit.” Çfarë sevapi kemi ne për to? Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Për çdo qime të tij, ke një të mirë (shpërblim).” Po për leshin e deleve? Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Për çdo qime nga ai, ke një të mirë.” Hadith shumë dobët (daif xhiden). Ibën Maxheh (3127) dhe Mushkah el-Mesabih (1476)

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë: “Kurbani më i mirë është dashi njëvjeçar prej dhenve.” Tirmidhiu (1499), Irvaul Galil (1143), Daiful Xhami (5971).

10. Për një familje mjafton bërja e një kurbani. Nëse në një shtëpi jetojnë prindërit me fëmijët e tyre, që janë të martuar, ku secili jeton në pjesën e vetë i pavaruar, në këtë rast duhet që secili prej tyre të bëj kurban. “Mexhmu fetaua ue rasail Iben Uthejmini” vell. 25

11. Më e mira është që njeriu ta ther vetë kurbanin, sepse ky është adhurim me të cilin ai afrohet tek Allahu i Madhëruar. Por nëse për ndonjë arsye apo tjetër nuk mundet ta ther vetë, atëherë lejohet të caktoj dikë tjetër që ta kryej këtë. “Mexhmu fetaua ue rasail Iben Uthejmini” vell. 25

12. I lejohet gruas që ta ther vetë kurbanin dhe çdo gjë tjetër, siç tregohet në historinë e robëreshës që ruante delet, ku ujku sulmoi një dele dhe ajo mori një gurë të mprehtë dhe e theri atë. Siç e transmeton imam Buhariu (2304). Kjo ka ndodhur në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. “Mexhmu fetaua ue rasail Iben Uthejmini” vell. 25

13. I lejohet personit që t’i jap jobesimtarit prej mishit të kurbanit sadaka. Me kusht që ai mos të jetë prej atyre që i luftojnë muslimanët. Nëse është prej atyre, nuk i jepet asgjë, bazuar në fjalën e Allahut të Madhëruar: “Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët. Allahu ju ndalon t’i bëni miq ata që luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe ju dëbojnë nga vatrat tuaja, si dhe mbështesin të tjerët që t’ju dëbojnë. Kushdo që i bën miq ata, është prej zullumqarve.” El Mumtehineh, 8-9. “Mexhmu fetaua ue rasail Iben Uthejmini” vell. 25

14. Kur ther kurban thua “Bismilah, uAllahu ekber. Allahumme hadha minke ue lek. Allahumme hadhihi ani ue an ehli bejti”. Nëse ther për dikë atëherë thua: “Bismilah, uAllahu ekber. Allahumme hadha minke ue lek. Allahumme hadha an…” përmend emrin e personit. Bazuar në atë që transmeton imam Ahmedi (6/391) se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thoshte kur bënte kurban: “Allahumme hadha minke ue lek. Allahumme hadha an Muhamedin ue Ali Muhamed”. “Mexhmu fetaua ue rasail Ibën Uthejmin” vëll. 25

Prej sunetit eshte qe personi para se te ther kurbanin e tij te veproje ashtu sic ka vepruar i Derguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem kur ka bere kurban. Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah radijAllahu anhu se kur i Derguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem beri kurban dy desh tha (para therjes): “Inni uexh-xhehtu uexh’hi liledhi fetaras semauati uel erda ala mil-leti Ibrahime hanifen ue ma ene minel mushrikin. Inne salati ue nusuki ue mahjaje ue memati lil-lahi rabbil alemin la sherike leh ue bidhelike umirtu ue ene minel muslimin. Allahumme minke ue leke an Muhammedin ue ummetihi. Bismilah Allahu Ekber.” Hadithin e ka bere te mire (hasen) shejh Albani (Allahu e meshirofte!) ne “Tekhrixhu mishkah el Mesabih” me nr. (1406). “Sunetet e harruara” pj. 4

15. Lejohet që një pjesë e mishit të kurbanit të konsumohet edhe pas festës. Ngase hadithi që transmetohet nga Abdullah bin Umer radijAllahu anhuma e gjendet tek Muslimi, se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Askush mos të mbaj (ruaj) asgjë prej kurbanit nëse kalojnë tri ditë.” Ka qenë për shkak se në atë kohë njerëzit i kaploi uri e madhe. Më pas kjo u shfuqizuar (abroguar) me fjalën e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Ju kisha ndaluar nga ruajtja (e mishit të kurbanit) sipër tri ditëve. Tani ruani sa të dëshironi dhe hani sa të doni.” Muslimi. “Mexhmu fetaua ue rasail Ibën Uthejmin” vëll. 25

16. Njeriu ha prej kurbanit të tij sa të dëshirojë, dhuron sa të dojë dhe jep sadaka prej tij sa të dojë. Disa dijetarë thonë se: Të hajë një të tretën e kurbanit, të dhurojë një të tretën dhe të jap sadaka një të tretën. “El Mugni” i Ibën Kudames (13/379). “Mexhmu fetaua ue rasail Ibën Uthejmin” vëll. 25

17. Mendimi i disa njerëzve se kush prek diçka prej gjërave që ndalohen me futjen e muajit të dhulhixhes (p.sh. prerja e thonjeve, shkurtimi, mustaqeve, shkurtimi i flokëve etj), kurbani i tij nuk pranohet është gabim e nuk ka lidhje me pranimin e kurbanit. Porse personi që bën këto veprime ka kundërshtuar udhërin e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. (Muslimi). Prandaj kërkohet nga ai që të kërkoj falje dhe të pendohet për këtë veprim. “Mexhmu fetaua ue rasail Ibën Uthejmin” vëll. 25

18. Nuk lejohet të shitet ndonjë pjesë e kurbanit, qoftë mish apo lëkura. Po ashtu nuk i jepet kasapit shërblim nga kurbani. “Mexhmu fetaua ue rasail Ibën Uthejmin” vëll. 25

19. Prej kushteve të therjes përmendin: Personi të jetë musliman ose prej ehlul kitabit (krishterëve dhe çifutëve), të jetë i logjikshëm (jo i çmendur), të përmendi emrin e Allahut (të thotë Bismilah)e mos të ther për tjetër kënd përveç Allahut. “Mexhmu fetaua ue rasail Ibën Uthejmin” vëll. 25

20. Prej edukatës gjatë therjes përmendim: Drejtimi nga Kibla, therja në formën më të mirë me mjet të mprehtë (pa e munduar kafshën), kafsha të theret shtrirë duke qenë anash (përveç devesë e cila theret duke qenë në këmbë), mos ta shfaqë mjetin e therjes (thikën) në sy të kafshës, shtimi i tekbirit (Allahu ekber) pas përmendjes së Allahut (pas thënies Bismilah) e të lutet (bëj dua) që Allahu t’ia pranojë këtë kurban. “Mexhmu fetaua ue rasail Ibën Uthejmin” vëll. 25

SHPËRNDAJE