Rrëfimi i familjarëve të katër viktimave që humbën jetën në aksident te rrethrrotullimi në Prishtinë (Video)

Në varrezat e Pozheranit të Vitisë, të shtunën, iu dha lamtumira e fundit katër viktimave që humbën jetën në aksident trafiku te rrethrrotullimi ne Prishtinë që ndodhi orët e hershme të së premtes.

Në këtë ditë familja Alidema, do të duhej të kishte festë sepse po e martonin mbesën.

“Kemi pas një gazmend në familje. Kemi pas në planë ta martojmë mbesën tonë”, thotë babai i njërit prej viktimave.

Ai ka treguar se deri më tash nuk e din arsyeje e ndodhjes së këtij aksidenti.Disa familjarë që kishin qenë duke ardhur mbrapa veturës që u aksidentua, kanë thënë se vetura nuk ishte duke zhvilluar shpejtësi të madhe, dhe as shoferi nuk kishte konsumuar alkool atë natë.

“Me sa mbaj mend unë ata nuk kanë pi alkool. Unë kem qenë mbrapa dhe nuk ka qenë vetura duke ecur shpejt. Na kemi qenë dy minuta mbrapa veturës”.I ndjeri Enver Alidema mbrapa la tri vajza e dy djem, ndërsa Ekremi dy djem, njëri ndër ta Qëndrimi që po vazhdon të trajtohet në kujdesin intensiv në QKUK.

https://youtu.be/lJLkwTBY4AE