Rrëfehet nxënësja nga Drenasi, tregon historinë me arsimtarin dhe policin

Të enjten ka munguar në shkollë A.G. Ajo nuk po ka guxim të ballafaqohet me bashkëmoshatarët e saj, të cilët tashmë e kanë kuptuar se ishte viktimë seksuale e arsimtarit të saj, Shkelzen Xhekaj dhe hetuesit policor, Vesel Veseli. E ligsht fizikisht, por e fortë shpirtërisht, vajza nga Drenasi ka rrëfyer për Insajderin gjithë përvojën e saj të përjetuar që nga mosha 15 vjeç e gjysmë. Ajo, tashmë ka marrë mbështetjen familjes së saj, por edhe gjithë Kosovës. E ulur në një stol druri, me kokë të mbuluar me kapele, vajza e dhunuar është zotuar se nuk do të dorëzohet më derisa përdhunuesit e saj të marrin dënimin e merituar. https://video.gjirafa.com/insajderi-interviste-rrefimi-ekskluzive-i-nxeneses-se-perdhunuar-nga-profesori-dhe-polici-ne-drenas?fbclid=IwAR13MqaO2R94duqWcATapknVBBiFXqhzNxPxJMTIfCnV8s28yz7ZzdL7Mxo