Rrahmani të martën kryen vizitat mjekësore te Verona

Qendërmbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani është shumë pranë kalimit te klubi i Veronës në Serinë A, teksa marrëveshja pritet të mbyllet këtë javë.

Sipas mediave italiane, veronezët kanë arritur marrëveshjen me klubin e Dinamos së Zagrebit, për shumën e 2-1 milionë eurove dhe të martën pritet që Rrahmani të kryejë edhe testet mjekësore.

Ky do të jetë hapi i fundit për mbrojtësin 25-vjeçar, para se të firmosë kontratën me klubin e ri dhe të nisë një eksperiencë të re në futbollin italian tashmë.

Amir Rrahmani e ka nisur karrierën te Drenica, ndërsa më pas u transferua te Partizani në Tiranë dhe prej këtej te Dinamo e Zagrebit në Kroaci, ndërsa është një titullar fiks i Përfaqësueses së Kosovës.