Rrahmani i bashkohet verës Napolit

Napoli është duke finalizuar transferimin e qendërmbrojtësit kosovar të Veronas, Amir Rrahmani.

Sipas ekspertit të “SkySports”, Gianluca Di Marzio, tashmë Napoli ka përfunduar transferimin e lojtarit, megjithatë ai do të mbetet te Verona në formë huazimi deri në fund të sezonit, shkruan koha.net.

Transferimi i tij Napolit i kushtoi rreth 14 milionë euro.

26-vjeçari iu bashkua Veronës gjatë verës për vetëm dy milionë euro.