Rrahje mes dy policëve në veri të Mitrovicës, njëri merr lëndime të rënda

Predrag Bokosavljeviq-Pexha, pjesëtar i Policisë së Kosovës është rrahur nga një koleg i tij, gjithashtu pjesëtar i Policë së Kosovës, me ç’rast ka marr lëndime të rënda trupore.

Burime të sigurta të Telegrafit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit në një kafiteri në veri të Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Besim Hoti.

Sipas tij, njëri zyrtar policor ka marrë lëndime të rënda trupore dhe ai gjendet për tretman mjekësor në spitalin e veriut të Mitrovicës.

Hoti po ashtu theksoi se Policia dhe inspektorati po merren me rrethanat e këtij rasti. /Telegrafi/